Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Shenjat jane qe ne nuk do te bejme kurre shtet dhe ja...

Shenjat jane qe ne nuk do te bejme kurre shtet dhe ja pse:

Nga Mentor Kikia

Ne nje vend ku drejtuesit e vendit shfaqen vete ne cdo grope qe hapet.

Ku ministrja e mjedisit hedh cdo dite foto duke “mbledh” bidona e qese neper rruge.

Ku drejtori i policise del vete me dylbi ne kerkim te skafeve(- thua jane peshkaqene)

Ku drejtues policie turren neper rruge te bllokojne makinat e forteve vetem kur behen viktimat e aksidenteve mullar

Ku nje dyzine ministrash te tjere shfaqen vete personalisht ne cdo “front lufte dhe pune”

Ku deputete shfaqen neper fusha me grure e miser duke u “vene shpatullat” punes…..

Te gjithe keta jane zgjedhur e paguhen te drejtojne.
Te prodhojne politika
Te bejme ligje
Te zbatojne ligjet
Te ndertojne struktura funksionale per zbatimin e ligjit
Jo te dalin vete te bejne sikur punojne.
Nje minister nuk paguhet per te bere pastruesin, por per te menaxhuar edhe pastrimin.
Nje drejtor policie nuk eshte drejtor per te bere vrojtuesin, por per te menaxhuar edhe vrojtuesit.

Ky quhet shtet me fushata. Shtet per sy e faqe.
Prej 30 vjetesh bejme fiks te njejten gje, nga njera qeveri ne tjetren.

Kemi bere nje shtet qe funksionon si puna e atij njeriut, qe ben shtepine pa ndertuar WC dhe turret ta gjeje vendin kur i ka mbushur poturet.

Share: