Home KRYESORE Rama në Turqi, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të...

Rama në Turqi, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, pasi është ftuar nga Presidenti turk Erdogan për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik. Kreu i qeverisë bën me dije se në këtë kompeticion do të marrë pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

Më tej Rama do të shkojë në Ankara, ku do të zhvillojë një takim të rëndësishëm pune , mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit.

“Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar në rrjetet social

Share: