Ish ministri i jashtëm i PD Tritan Shehu i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion foli për situatën mbi reciprocitetin midis Kosovës dhe Serbisë dhe tha se përplasja bëhet për gjëra të rëndomta!
Sipas Shehut nuk ka për të patur përplasje të dhunëshme në shtator me zbatimin e kësaj marrëveshje të realizuar në 2013 dhe se Serbia nuk mund të përplaset me Kosovën sepse do përplasej me KFOR pra me Naton – tha Shehu.
Propozimi i Ramush Haradinaj për ndërfutjen e aktorit amerikan në negociatat Serbi – Kosovë me patronazhimin e Bashkimit Europian, sipas Ish ministrit Tritan Shehu është propozim i mirëpritur, por kjo nuk do të thotë – tha Shehu – se ka diferenca BE – USA dhe se këto dy organizma gjeopolitikë kanë interesa të njëjta në Ballkan.
Vizita dhe negociatat që po realizojnë në Kosovë dhe Serbi Eskobar dhe Lajçak janë garancia për bashkëveprimin e tyre dhe garanci për stabilitetin në Kosovë – shtoi Shehu.
Në lidhje me performancën e politikës së jashtme të Tiranës, Shehu tha se ka bërë zgjedhje të gabuara me Open Ballkans dhe me mos mbështetjen e rezolutave mbi dënimin e gjonocidit serb në Kosovë e Bosnjë Herzegovinë, e sigurisht sipas Shehut në raport me Kosovën e cila ka qenë racionale ndaj Iniciativës Serbe me Open Ballkans.
Për situatën në Mal të Zi me kryemimistrin shqiptar Dritan Abazoviç, ish ministri i jashtëm tha se performanca e Abazoviç ka qenë e dobët edhe me votat që ka marrë dhe me gabimet politike që ka kryer veçanërisht me marrëveshjen me Kishën Serbe e cila është njëri nga institucionet me radikale në Serbi dhe sigurisht për mbështetjen që i dha Open Ballkans.