Home Gjeo-Ekonomia Raporti sekret i NATO-s: Rusia tërheq avionët ushtarakë nga Ukraina

Raporti sekret i NATO-s: Rusia tërheq avionët ushtarakë nga Ukraina

Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime, ka vendosur të tërheqë avionët e saj luftarakë, shkruan faqja e internetit Business Insider, e cila citon një raport sekret të NATO-s.

Sipas raportit të NATO-s, Rusia tashmë ka tërhequr 10 avionë luftarakë nga Krimea. Siç raporton uebfaqja, gjashtë avionë luftarakë SU-35C 

“Dronët ukrainas janë të vështirë të identifikohen si objektiva për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në raport.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka rritur numrin e raketave taktike tokë-ajër që ka në gadishull për të zmbrapsur sulmet e mundshme të mëvonshme me dron nga Ukraina.

Më 18 gusht, banorët vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qytetin e Kerçit dhe afër aeroportit Belbek në Sevastopol.

Më 20 gusht, një avion pa pilot sulmoi selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol.

360grade.al

Share: