Home KRYESORE Berisha zbulon skenarët e përballjes me qeverinë: Në rast nevoje mosbindje civile

Berisha zbulon skenarët e përballjes me qeverinë: Në rast nevoje mosbindje civile

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, në lidhje me aksionin opozitar ndaj qeverisë, tha se skenari është protesta dhe se në rast nevoje do të shkojë deri në mosbindje civile.

Teksa theksoi sërish se vendi është në kushtet e një monizmi të plotë, Berisha tha se do dalim nga kjo situatë pavarësisht nga çmimi dhe se qytetarët do t’i japin kryeministrit Rama atë që meriton.

“Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën një armik të lirisë së shqiptarëve. Nuk lëvizim nga ky pozicion sepse Edi Rama i ka grabitur votën qytetarëve shqiptarë dhe në bazë të votës së grabitur ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe institucionet kushtetuese. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Jemi në kushtet e një monizmi të plotë, nga i cili do dalim pavarësisht nga çmimi. Por e garantoj që Shqipëria do derdhet e tëra në rrugë dhe do i japë atë që meriton. Ai po zbraz digat në mënyrë që të deklarojë se i vetmi burim për ne janë ata gjeneratorë se gjeneratorë të mëdhenj janë, ata shpenzojnë shumë më tepër se një TEC. Ata e squfurojnë Vlorën. Këtë që mendon t’i bëjë Vlorës, Vlora nuk do e kapërdijë kurrë. Ndaj dhe unë jam sot këtu për t’i dalë përpara kësaj gjëje”, deklaroi ai./Opinion.al

Share: