Nga Lorenc Gordani
Arsyet e fenomenit te largimit te të rinjve nga Shqipëria janë shumplaneshe dhe te ndërthurura. Sigurisht është një trend i globalizmit: emigrimi drejt qendrave urbane dhe zonave me te pasura. Po ashtu pas fundit te ndarjeve ideologjike gradualisht te rinjtë kudo ndihen gjithnjë e me te zhgënjyer nga politika (tanimë nuk ka asgjë qe e mistifikon edhe vete nevojën e saj).
Por nëse duam te gjejmë arsyet tipike ne rrënje te kontekstit tone kane te bëjnë me mungesën e reformave strukturore qe ka bere qe bizneset tona te mos rriten, shume te reja mbyllen siç hapen, por ato qe arrijnë te mbijetojnë mbeten ne stadin e start-up dhe si rrjedhim te ardhurat për punonjësit (rrogat) janë duke u sheshuar drejt minimumit.
Pra ne fakt tanimë bizneset ndjejnë gjithnjë me shume nevojën për punonjës sepse ata qe kane pasi bëjnë eksperiencat e para ju largohen (ne vendet me sisteme ekonomik me te zhvilluara ne te cilat puna mund te siguroje te ardhura me te larta). Ndërkohe qe rritmi i largimeve është kaq i larte sa qe bizneset ne vend nuk kane edhe kohen qe t’i formojnë ato dhe gjithnjë e me shume ju duhen te gatshme.
Pikërisht këtu duhet te ndërhyjnë autoritet shtetërorë, qe me qasjen trilaterale tipike te botes se punës, jo t’i imponojnë bizneseve te rrisin pagat por t’i stimulojnë ato përmes politikave fiskale dhe incentivave direkt qe diçka e tille te vije përmes krijimit te vlerës se shtuar.
Vlere e cila mund te gjenerohet vetëm nëse investojmë ne ndërtimin e burimeve njerëzore profesionale, pra masa te buta “smart” qe do te sjellin jo vetëm rritjen e rendimentin ne pune por edhe zhvillimin e iniciativës se lire sipërmarrëse.
Ne fakt, ne ditët e sotme, marrëdhëniet ekonomike behet gjithnjë edhe me te sofistikuara. Fakt është qe tregu është shume sfiduese dhe ne zhvillim te vazhdueshëm. Kjo bën qe situate te ndryshojnë ne vazhdimësi dhe nuk mbarohet asnjëherë se mësuari.
Kështu, ky transformim qe nuk është as formal e as i lidhur vetëm me autoritet publike, por përbënë një proces shumëplanësh qe gjen te dobishëm ndërtimin e një universiteti qe arrin direkt tek punëmarrësit & sipërmarrësit si qendër e këtij transformimi. Pra, nëse duam ta zotërojmë të ardhmen, duhet te fillojmë me përgatitjen dhe pajisjen me kompetenca teorike e metodologjike moderne, aftësi logjike e arsyetimi, aftësi profesional cilësore, nivel të lartë kreativiteti e guximi profesional etj.
Sfida qe mund të kalohen vetëm nga bashkëpunimi ku bëhen bashkë institucionet shtetërore, kompanitë & biznesi, dhe ato arsimore, ekspertë e lartë të fushës, si dhe aktorët e tjerë të interesuar. Ne këtë drejtim duhet te synohet te mund te arrihet qe individët te rriten duke ndërtuar përbrenda secilit mekanizma eficient qe synojnë respektimin e meritës dhe vlerave te gjithë secilit.