Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Studimet e fundit shkencore përforcuan faktin verifikues, pse meshkujt vdesin mesatarisht më herët se femrat. Humbja graduale e kromozomit Y përshpejton plakjen, sipas studimit shkencor, shpenzimi i këtij hormoni të rëndësishëm për fiziologjin mashkullore vjetërson organizmin mashkullor me munges te regjenerimit qelizor. Prandaj ky proces fiziologjik, favorizon sëmundjet e lidhura me moshën dhe dëmton veçanërisht zemra dhe fiziologjin e saj.
Që nga vitet 1960, shkenctarisht është e njohur se kromozomi Y i cili përcakton biologjikisht gjinin mashkullore, zhduket nga qelizat me rritjen e moshës. Deri tani është dyshuar se kjo humbje mund të lidhej me një jetëgjatësi më të ulët. Megjithatë, deri më tani nuk dihej konkretisht nëse degradimi i kromozomit Y ishte shkak apo pasojë e vdekjes së mëparshme. Shkenca vërtetoj tani me identifikim zhdukjen e kromozomit Y dhe pasojat e plakjes me shpenzim kolosal te organizmit mashkullor.
Jo të gjithë meshkujt preken nga humbja e kromozomeve parakohës. Analizat treguan ndarjen e kromozomit Ynë 40% deri në 57 % të meshkujve në një pjesë të qelizave të bardha të gjakut. Në subjektet më të vjetra të testimit, preken deri në 80 për qind të leukociteve. Arsyeja është se ndonjëherë kromozomi Y nuk kopjohet gjatë ndarjes së qelizave sepse mbart më pak se një të dhjetën e gjeneve në kromozomin X. Kjo ndodh veçanërisht me qelizat që ndryshojnë me shpejtësi, siç janë qelizat e gjakut.
Në një eksperiment me miun, studiuesit ishin në gjendje të testonin efektet e një kromozomi Y të munguar duke injektuar minjëve të rinj meshkuj me palcë kockore të ndryshuar pa kromozome Y. Pasojat ishin insuficienca kardiake dhe vdekja e hershme.
Shkenca mjekësore shpjegonë efektin shumë të dëmshëm të atrofisë kromozomale në zemër duke verifikuar se makrofagët që zhvillohen në palcën e eshtrave të modifikuar gjenetikisht depërtojnë atë. Ato nxisin fibrozën, një përhapje jonormale e indeve e ndjekur nga ngurtësimi, mungesa e lëvizjes. Kjo ka një efekt negativ në funksionet e zemrës.
Jeta e vazhduar intime në mes të bashkëshortëve, cifteve dhe të dashurve, është një parakusht i vecant në ndikimin e prodhimit të vazhueshem te Kromozomit Y dhe me këtë rritjen e jetëgjatësis së mashkullit. Jeta aktive sexuale e meshkujve ndikon në një masse në regjenerimin e qelizave trupore dhe me këtë edhe prodhimin e kromozomit Y. Në një moshë të caktuar tek meshkujt fillon ulja e dëshirës apo interesit sexual. Këtë fenomen duhet mbizotëruar dhe duhet krijuar jetës intime nje aktivitet përkatës.
Për shkak se kjo lidhje tashmë është e qartë për herë të parë, mund të kërkohen zgjidhje që zgjasin jetën e burrave. Trajtimi i synuar me ilaçe i fibrozës, për shembull, mund t’i ndihmojë burrat të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Edhe barnat që tashmë janë miratuar mund të përdoren potencialisht. Jeta e vazhduar dhe permanente sexuale ndihmon regjenerimin qelizor dhe jetëgjatësin mashkullore.
Sipas statistikes globale për kërkimin e popullsisë, meshkujt në evropë aktualisht jetojnë mesatarisht 78.6 vjet. Në një moshë mesatare prej 83.4 vjeç, gratë vdesin rreth pesë vjet më vonë.