Home KRYESORE “Mirë t’i bëhet Metës që i ka dalë emri”, Tedi Blushi i...

“Mirë t’i bëhet Metës që i ka dalë emri”, Tedi Blushi i përgjigjet Baton Haxhiut: Edhe UDB me përfaqësues në debatet për hapjen e dosjeve?

Analisti Baton Haxhiu u shpreh sot se ndihej mirë që emri i ish-Presidentit, Ilir Meta ishte përfolur nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Ndjesia personale është që mirē t’i bëhet Metës që lakohet si spiun sigurimi”, tha Baton Haxhiu në Opinion.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushi.

“Edhe UDB me përfaqësues në debatet televizive të mbrëmjes për dosjet e ish-Sigurimit? Tamam “Ballkan i Hapur” me dosje të shqyera! Ha Ha Ha VFLP”, shkruan Blushi.

360grade.al

Share: