Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres është shprehur i shqetësuar për ligjin e ri të Koresë së Veriut që lejo sulmet parandaluese bërthamore për të mbrojtur vendin.
Gjithashtu zëdhënësi i OKB Stefan Dizharik ka deklaruar se bisedimet janë të nevojshme për të arritur paqen dhe denuklearizimin e plotë dhe të verifikueshëm të gadishullit Korean.
Ai shtoi se Guterres po i bën thirrje Phenianit që të vazhdojë negociatat me palët kryesore për këtë çështje, raporton Reuters.
Kujtojmë se më herët Koreja e Veriut miratoi një ligj që e deklaron veten si shtet me armë bërthamore.
Udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e quajti vendimin “të pakthyeshëm” dhe përjashtoi mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizimin e vendit.
Ky ligj parashikon gjithashtu të drejtën e vendit për të përdorur një sulm bërthamor parandalues për të mbrojtur veten në rast kërcënimi./Hapur.al