Home Gjeo-Ekonomia Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do dënohen me 10 vjet burg

Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë do dënohen me 10 vjet burg

Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë, pra që dezertojnë, nuk i binden urdhrave ose dorëzohen në Ukrainë, tani mund të përballen me 10 vjet burg.

Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën. Sipas Sky news ky ligj është miratuar edhe nga dhomat e parlamentit. Më parë, trupat dezertuese ishin përballur me pesë vjet burg.

Ky ligj vjen pas raporteve të publikuara për ushtarë rusë në Ukrainë që refuzojnë të luftojnë – ose ikin nga vendi për të shmangur thirrjen për të luftuar./Opinion.al

Share: