Duke pritur NOBEL-in në Letërsi
Nga Flutura Açka
Michel Houellebecq, “i prapti” i Francës, magjiku i botës
2015
- A e dini që në Shqipëri janë botuar pothuajse të gjithë librat tuaj?
- Po, është mbresëlënëse, befasuese.
- A dini diçka për Shqipërinë?
- Di shumë pak gjëra… është një vend i njohur për kulturën komuniste, shumë i izoluar nga bota… vitet ’70… nuk di, më duket si një emër i zhdukur, por s’kam dëgjuar të flitet për zhdukjen… Shqipëria është një vend që unë s’e njoh madje s’e kam idenë nëse jeni ende komunistë. Ëëë, komunistë jeni? Jo, s’jeni më një vend komunist? Drejtojnë të majtët, por s’është një vend komunist.
Nuk jam nihilist. As pesimist. Jam konservator. Nihilizmi është dorëzim, shkatërrim vullnetar. Ndërsa unë shkruaj, domethënë përpiqem të shpëtoj atë që shkon keq. Nuk mund të jem edhe shkrimtar, edhe nihilist…
Po, e di që qeveria nuk më ka me sy të mirë, as zyrtarët e vendit tim. S’e di pse, por në përgjithësi zyrtarët e vendit tim nuk më kanë pasur me sy të mirë, asnjëherë.
Së shopejti në shqip “Asgjësimi” dhe “Ndërhyrjet 2020”
Fundjavë të mbarë, Miq!