Home KRYESORE Si do të regjistrohet PD në zgjedhje? KQZ sqaron procedurën: Duhet një...

Si do të regjistrohet PD në zgjedhje? KQZ sqaron procedurën: Duhet një vendim gjykate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  në një reagim për emisionin “Opinion” ka  sqaruar se cila është procedura e regjistrimit të partive politike.

Në këtë reagim që shoqëron vendimin e një pjese të deputetëve të PD që njoftojnë mosarritjen e një marrëveshjeje brenda partisë, KQZ specifikon se  për regjistrimin mes të tjerash duhet edhe nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sqarimi nga KQZ 

Partia qe kerkon te regjistrohet si subjekt zgjedhor ne KQZ ka detyrimin te paraqesi ne kete institucion, krahas te tjerave, nje vertetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.

Sipas ligjit per partite politike eshte kjo gjykate e cila mban Regjistrin e Partive Politike.

Ky regjister sipas ketij ligji permban krahas te tjerave:

Numrin rendor te regjistrimit;

Emrin e  plote te partise;

Inicialet e partise;

Stemen e partise; dhe Emrin e kryetarit te partise.

Keto elemente i permban/duhet ti permbaje vertetimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane i cili depozitohet ne KQZ kur kerkohet te behet regjistrimi i partise si subjekt.

Share: