Home Gjeo-Ekonomia Gëzuar Shqiperia ime e “shkretë”!

Gëzuar Shqiperia ime e “shkretë”!

Nga Nini Dede

110 vjet nuk janë pak që një shtet i pavarur të konsolidojë demokracinë e tij !

Ne si shtet deri më sot jo vetëm që nuk e kemi filluar akoma krijimin e demokracisë, por ende nuk e dimë çfarë shije ka !

Është e dhimbshme të mësosh çdo ditë se në biseda rastësore me miq në jetën e përditshme, kupton se po e lenë vendin e tyre çeshtje ditësh, javësh, muajsh…

Askush nuk e do këtë “lloj Shqipërie të shkretë” pa njerëz e pa demokraci, sikurse gjithkush është ” bashkëfajtor” për fatin e zi të saj që nga koha e instalimit të diktaturës në 1944-ën e deri më sot dhe akoma më keq kur nesër më datë 29 do ta festojnë atë si një festë çlirimi paradoksal kur në të vertetë u pushtuam nga komunizmi.

Që urimi në çdo 28 Nëntor për çdo shqiptar të mos shndërohet vetëm në një status mallëngjimi në Facebook nga diaspora bashkë me krenarinë e respektit nga “Gjigandi Google” kur në këtë ditë vendos flamurin shqiptar në faqen kryesore të internetit, ne gjykimin tim duhet të transformohet në njê alarm ndërgjegjësimi qytetar ku të kuptojmë se asnjë lloj qeverie e cilitdo krah politik qoftë, nuk ka të drejtë të na debojë nga vendi ynë i bekuar.

“Ena kallajiset së brëndshmi” – ka thënë gjeniu i kombëtarizmës shqipe, Mid’hat Frashëri !

Në një vend ku zgjedhjet nuk bëhen asnjëherë të lira, por vetëm fasadë nga bashkëpunimi “djallëzor” i 2-3 palëve,nuk do të ketë kurrë demokraci !

Më mirë të harxhohen fonde per t’u bërë zgjedhje të lira çdo 3 muaj derisa të “shfarrosen” mashtruesit serialë elektoralë të njëpasnjëshëm bashkë me lepirësit e tyre, sesa “të harxhohen fonde” për mirëqënien hajdutërore të tyre gjatë pushtetërimit pushtues!

Gezuar pavarësinë “e mjera” Shqipëri pa demokraci!

Nini Dede, 28 Nëntor 2022

Share: