Diskutimet në parlament se kush do të jetë avokati i ardhshëm Avokatit të popullit prodhuan një përplasje të fortë mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama
Bardhi: A i le oligarkët tani u përqendrove te mafiozëtADVERTISING
Rama: More zotëri të çohet personi e të thotë mua më ka intimiduar.
Bardhi: Ti i ke çuar për ta shndërruar gjykatën kushtetuese në seksion të PS-së.
Rama: Ti je palaço.
Alibeaj: E dëgjoni drejtuese seancës.
Felaj: Patjetër që e dëgjoj siç ju dëgjova juve dje, keni mbërritur në pikën t’ju hiqet e drejta e fjalës.
Rama: Ti je një palaço cirku.
Bradhi: Ti je një legen.
Rama: Palaco
Bardhi: Mafioz, mafioz, mafioz, mafioz
Rama: Palaco, palaco, palaco, palaco, ik andej Zagar
Më pas nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj përjashtoi nga seance Gazment Bardhin. Në seancën e mbrëmjes të së Mërkurës parlamenti u kthye në një arenë përplasje mes dy grupimeve në PD e si pasojë u përjashtua deputeti Flamur Noka.
Top Channel