Home KRYESORE Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut…

Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut…

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 80

Deputeti socialist Namik Dokle duket se mosmirënjohjen nuk e honeps dot! Ne rastin e debatit ndërtuar mbi trajnerin e Kombëtares Shqiptare te Futbollit, Gianni de Biasi ai reagon shume ashpër ne profilin e tij ne Facebook. Ja si shkruan ai:
“Pas kualifikimit te Shqipërisë, nje lukuni anonimesh te futbollit dhe te mediave sportive i jane turrur paturpesisht De Biazit, me zili, inate provinciale, mungese respekti per ate qe ka kontribut te madh ne nje fitore historike, qe e nxorri futbollin tone nga gropa mese shekullore. Për here te pare, mos harroni ju ziliqare!!! Ku ishit ju deri dje?! Mosmirënjohësi është i biri i batakçiut, si ne çdo rast, edhe ne aferat e futbollit. Kerkoka shume euro trajneri? Ndershmërisht i thuhet:” Ne kaq mundësi kemi. Po qëndrove, te puthim ne balle, nëse jo, te japim dorën miqësisht, te përqafojmë dhe te jemi mirënjohjes ne gjithë historinë e futbollit tone!”  Kjo do te ishte njerëzore, kjo do te ishte shqiptare!”

Share: