Home Gjeo-Ekonomia Vuçiç heq gjendjen e gatishmërisë luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë

Vuçiç heq gjendjen e gatishmërisë luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë

Gjendja e gatishmërisë së shtuar luftarake në Forcat e Armatosura të Serbisë është shfuqizuar me vendim të Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm Aleksandar Vuçiç. Lajmin e ka konfirmuar Presidenca për Tanjug.

Gatishmëria luftarake është shpallur më 26 dhjetor për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Pas takimit të mbrëmshëm me Shtabin e Krizave, presidenti i Serbisë njoftoi se barrikadat në Kosovë dhe Metohi do të hiqen sot dhe e para prej tyre, në Merdare, tashmë është hequr.

“Barrikadat do të hiqen, por mosbesimi nuk hiqet”, tha mbrëmë Vuçiç.

Share: