Home KRYESORE Arian Galdini reagon pas protestës se Kastro Zisos per ne QSUT…

Arian Galdini reagon pas protestës se Kastro Zisos per ne QSUT…

Nga Arian Galdini

Mbreme nuk e kam ndjekur dot, por tani sapo e pashe ne internet klithmen e Kastro Zisos tek Zone e Lire, per humbjen e nenes se tij. Nderkohe qe tani sapo mesova edhe nje lajm te trishte se edhe miku e vellau im Felix Bilani sapo ka humbur nenen.

Besomeni qe ndihem tmerresisht i dhimbur nga klithma e Kastro Zisos dhe vuajtja e Felix Bilanit.

E them me vete, imagjinoni kur dy njerez publike, 2 artiste ndihen kaq te pambrojtur perballe mizorise se sitemit shendetesor shqiptar, cfare ndodh me qytetaret e thjeshte e te varfer?

Kur vjet une kerkova ndihme, mbeshtetje, inkurajim pikerisht sepse kuptova, ndjeva, zbulova te gjithe ligesine dhe cnjerezine e sistemit shendetesor shqiptar, mbeta i vetmuar.

Ndonese bera denoncimin publik rastin e familjarit tim, ndonese per jave e jave te tera ceshtja e shendetesise shqiptare dhe e poshtersise e makabritetit qe ndodh sidomos tek Onkologjiku, si edhe ajo e ilaceve te skaduara, ishte lajm ne cdo gazete e tv, une thirra forume publike e mbeta prape vetem.

Sensibiliteti u be i jashtezakonshem por mbeshtetja dhe reagimi qytetar ishte ne nivele katastrofikisht e ulet.

Mafia e Farmaceutikes, Qeveria dhe i gjithe pushteti me shpallen mua armik, me kercenuan personalisht dhe familjarisht.

Opozita e ktheu kete ceshtje ne nje debat paresor ne Kuvend e Foltore.

E megjithate reagimi qytetar ishte tejet zhgenjyes.

Nderkohe qe ne inbox mua me kane ardhur asokohe mbi 6000 denoncime, ndonese publiku si kurre me pare ishte i gjithi ne kembe, reagimi qytetar ishte pabesueshmerisht zhgenjyes.

Ka mbi 1 vit qe e gjithe shoqeria shqiptare e di se cfare hajduti e koruptopati barbar eshte Ilir Beqaj, e gjithesesi, reagimi qytetar eshte tmerresisht zhgenjyes.

Nese kur kjo beteje nisi vjet ne do te ishim bere te gjithe bashke, keto qe degjojme sot nga Kastro Ziso dhe Felix Bilani, ndoshta do te kishin qene histori me me shume shprese dhe humanizem.

Por ja qe asgje nuk ka ndryshuar, e duhet te dale tek Arian Cani, e te kelthase Kastro Ziso qe ne te rishkundemi nga themelet.

Sepse asgje nuk ka ndryshuar, se kurr nuk ditem te behemi bashke per ta ndryshuar kete realitet.

Nese do te ishim bere bashke, nese do te jemi bashke, e do te behemi nje dite bashke, shumecka mund te ndryshoje peri mire.

Ndaj e ndjeva sot qe ndaj me kete mesazh sepse dua te perseris se duhet ta gjejme menyren qe te mos e leme vetem njeri tjetrin.
Qe te jemi bashke une po them se une jam Kastro Ziso, une sot jam Felix Bilani.

Zoti u lehtesofte dhimbjen Kastro Zisos dhe Felix Bilanit. Zoti na dhente urtesi e kurajo tu bere bashke te gjithe ne.

Share: