Une nuk jam fatalist! Nga Mentor Kikia
Ketu, ne vend qe te pergjoje policia bandat, pergjojne bandat policine.
Ketu, skandalet nuk zene dot “kore”, sepse pasojne njeri-tjetrin si nje serial i frikshem.
Nga Gugallja qe hap nje komapni me 100 Euro e pas nje muaji merr 25 milion euro per nje incenerator, tek zyrtarja e qeverise qe i pastron kasaforten me 600 mije euro pastruesja, e deri tek xhevahiri i xhevahireve, zyrtari FBI qe ishte kaq shume i shqetesiar per kerkimet per naften ne shqiperi sa ne 5 muaj vjen 4 here ne tirane ne menyre ilegale, qe te kujdeset qe te mos fitojne licenca ruset e poshter.
Ketu, qeveria dhe opozita jane ne gare kush te trumpetoje me shume skandalet e njera-tjetres, qe te bindin popullin se kush eshte me e poshter.
Ketu, vendoset moratorium per pyjet dhe ne burg per prerje pyjesh shkojne vetem fshataret qe jetojne ne pyll dhe presin dru per tu ngrohur, ndersa ata qe presin e transportojne me kamiona, nuk i ndalon kush.
Ketu ndalohet shfrytezimi i lumenjve, por salillaret vazhdojne e gerryejne, duke shembur edhe urat.
Ketu ia falin portin me te madh dhe te vetem nje klani ndertuesish per te bere pallate dhe na “detyrojne” te besojme se kjo eshte nje mrekulli qe po i ndodh shqiperise.
Ketu, nje kaste politikanesh dhe biznesmenesh te korruptuar e vjedhin dhe tallin trapin me nje popull te tere, i cili vetem ben meme, qesh e gajaset me ligesite qe i bejne.
Sot jam me i bindur se kurre, se nese nuk do te heqim qafe kete kaste politikanesh te korruptuar, ne do te terhiqemi zvarre i krimbat tere jeten, nga njeri brez ne tjetrin.