Home Gjeo-Ekonomia Nga Franca në Itali dhe SHBA, mijëra servera sulmohen nga hakerat

Nga Franca në Itali dhe SHBA, mijëra servera sulmohen nga hakerat

Një “sulm masiv hakerues duke përdorur një virus tashmë në qarkullim” është zbuluar nga ekipi i reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike në Itali. Teknikët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike kanë testuar tashmë “disa dhjetëra sisteme kombëtare ndoshta të komprometuara dhe kanë alarmuar subjekte të shumta, sistemet e të cilëve janë ekspozuar, por jo ende të komprometuara”. Megjithatë, shpjegohet se “ka ende disa sisteme të ekspozuara, të pakomprommentuara, tek të cilët nuk është mundur të gjurmohet pronari dhe ku është bërë thirrje të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre”.

“Serverët VMware ESXi” u vunë në shënjestër, sipas raporteve nga e njëjta agjenci, që bën me dieni se tashmë llogariten me mijëra serverë të hakeruar në vendet evropiane si Franca, vendi më i prekur, tek Finlanda dhe Italia e deri tek Amerika e Veriut, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara./Opinion.al

Share: