-Inxhinieri i Ndërtimit dhe Doktori i Shkencave Sizmike Z. Artur Roshi, tha në MCN Live se qeveria shqiptare nuk nxori mësime nga tërmeti i vitit 2019-të. Roshi tha se duhet bërë një rivitalizim dhe check-im i ndërtesave. Ai u shpreh se pallatet e vjetra janë të rrezikuara nga tërmetet, ndërsa shtoi se ligji ynë duhet riformatuar pasi i referohet ende kushteve teknike të 89-ës.
Ata që jetojnë në ndërtesa të vjetra, a kanë mundësi të blejnë të reja? Besoj që jo. Qeveria duhet të ndërtojë për t’i rivitalizuar dhe për t’i check-uar. Kërkon vendosjen e disa parave në dispozicion për të bërë një check-im të tillë, sa të qëndrueshme janë, sepse jemi një vend aktiv sizmik. Qeveria s’ka bërë asgjë dhe nuk nxori asnjë mësim nga tërmeti. Unë i drejtova kryetarit të Kuvendit Ruci për ngritjen e një komisioni të posaçëm për ndërtimi. Nëse do ngrihej një komision i tillë që do mund të punonte për 6 muaj, ku do të përfshiheshin të gjitha mendimet e fushës së ndërtimit…Por cila ishte përgjigjja, ‘a doni të bëjmë nënkryetar të Komisionit të Punëve Prodhuese?’ Përgjigjja ime ishte jo!
Pallatet e vjetra janë të rrezikuara. E them me rezerva për të mos ngjallur një lloj paniku. Kanë risk me një fjalë. Të rejat, nga eksperienca ime si ish-drejtor i Insitutit të Ndërtimit, projektet që unë kam parë, shumica e tyre, 70 për qind e projektuesve sistem referimi marrin Eurokodet dhe jo kushtet teknike kombëtare. Por ligji ynë është sipas kushteve teknike kombëtare që janë të 89-ës. A duhen riformatuar ato, kjo është logjika. Ra tërmeti, ne bëmë projekte të tjera, i bëmë sërish me kushtet teknike të 89-ës. Jo vetëm s’ke mësuar nga pësimi, por ke bërë sërish me të njëjtën shkallë sigurie, nuk i ke bërë me Eurokodet që duhet. Është një investim i cenueshëm, jo 100 për qind, por 10-15 për qind. Në këtë kontekst duhet bërë kujdes. Edhe në Turqi ndërtesat kanë qenë të vjetra, jashtë standardeve. Ndërtimet e tërmeteve ndodhin në vendet autokratike dhe të korruptuara. Pse nuk ndodhin në Japoni?!”