Home KRYESORE Bukuroshet e Sidrita Sadikaj shkëlqejnë në Gjeorgji

Bukuroshet e Sidrita Sadikaj shkëlqejnë në Gjeorgji

Bukuroshet e Sidrita Sadikaj shkëlqejnë në veprimtaritë ndërkombëtare Bukuroshja 5 – vjeçare përfaqësoi Shqipërinë dhe Kosovën në garën e njohur ndërkombëtare të bukurisë dhe talenteve për fëmijë “Little Miss & Mister Galaxy 2016”, që u zhvillua në Kutaiss të Gjeorgjisë.
Në këtë garë ndërkombëtare Sidrita Sadikaj, Drejtore Nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë, pas një pune të gjatë përgatitore, kishte përzgjedhur dy fëmijë: Eris Durmishin për të përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe Elisa Provolia për të përfaqësuar Republikën e Shqipërisë. Në këtë garë ndërkombëtare morën pjesë fëmijë nga shtete të ndryshme të botës, me të cilave nga vendi organizator Gjeorgja Afrika e Jugu, Hungaria, Afganistani, Kazakistani, Kosova, Bullgaria, Danimarka dhe vedne të tjera.
Elisa ishte fëmija më i shoqëruar me të gjithë fëmijët e botës, ajo me bukurinë e saj dhe ecjen fantastike shkëlqeu edhe në prova dhe në natën finale ku u vlerësua me çmimin “Little Miss Galaxy 2016”. E gëzuar për pritjen e mrekullueshme, çmimin, kurorën, kupën, diplomën dhe dhuratat, ajo me shumë emocione udhëtoi për në Kosovë. Interesimit të medh të mediave, Elisa iu përgjigj thjesht dhe bukur: “Jam shumë e lumtur, tha ajo, që mora pjesë në një garë kombëtare dhe që paraqita atje vlerat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës. Jam gjithashtu e lumtur që jam kurorëzuar me një prej çmimeve të këtij konkurimi ndërkombëtar, që kam marrë shumë dhurata dhe tashmë kam shumë shokë dhe shoqe.
Gjatë qëndrimit tim në Gjerogji kam mundur të mësoj shumë fjalë anglisht dhe shumë konkurentëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës u kam mësuar edhe disa fjalë shqip. fëmijëve të huaj ju kam mësuar shumë fjalë shqip. Por emocioniet e mia nuk mbaruan këtu. Gëzimi më i madh për mua ishte kur babi dhe daja më pritën në aeroportin e Prishtinës.
Falenderoj mamin që u kujdes shumë për mua dhe të gjithë stafin e aeroportit që më bënin foto dhe video. Më lodhën pak, po gezohesha kur shikoja të gjithë që shprehnin inters për mua. Jam e lumtur që jam modele i ‘KSSID –Models’ me presidente Sidrita Sadikaj”.
Share: