Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Gjithnjë e më shumë njerëz po shfaqin simptoma të një çrregullimi, ankthi psikologjik, kur smartphone i tyre nuk është afër apo atyre ju mungon dhe ata nuk mund të pergjigjen. Një studim i ri nga Gjermania ka zbuluar për herë të parë se sa i përhapur është ky fenomen në Gjermani. Rezultatet e këtij studimi janw alarmante.
Veçanërisht problematike është kur njerëzit janë në udhëtim.
Nëse telefoni inteligjent të cilin e posedon pothuajse çdo njëri dhe ky dështon, nuk fuksionon, shumë njerëz jo vetëm se janë të humbur, të hutuar por keta i kaplon në panik. Një studim nga Göttingen ekzaminoi përhapjen e nomofobisë – frikës së ndarjes nga telefoni/ celular, në mbarë Gjermaninë. Nomofobia në Kosovë dhe Shqipëri, është më e theksuar dhe më e perhapur sesa në gjermani.
Popullata shqiptare jo qe ka kohë për tu marrë me telefonin por telefoni përdoret gjatë tërë ditës e sidomos edhe në vendin e punës. Vetëdijeshmeria e fenomenit, nomofobie dhe rrezatimit kolosal nga përdorimi i smartfonit, është fatkeqësisht në një nivel shumë të ulët. Kjo, edhe nga mungesa e interesit për tu informuar rreth kësaj. Komoditeti i përdorimit të telefonit në çdo kohë, është i pashmangur nga popullata shqiptare.
Pothuajse të gjithë e kanë përjetuar se si është kur jeni në lëvizje dhe papritmas bateria e celularit është konsumuar apo telefoni nuk ka rrjet, nuk funksionon. Kjo situat paraqet ankth të menjehershëm dhe munges ndihme, për shumë njerëz. Është konstatuar se, në vitin 2021, 63 milionë njerëz në Gjermani tanimë përdorin këtë pajisje (Telefon) dhe ate me një kohë mesatare prej tre orë e 49 minuta në ditë.
Nëse telefoni inteligjent është i fikur ose nuk është në afërsi, veçanërisht personat me vese, të rinjtë që janë rritur me telefona celularë, shpesh reagojnë komplet të irrituar, nervozë, jo te koncentruar dhe arrinë deri në krizën e nje paniku apo çrregullimi psiqik . Nëse këto simptoma shfaqen në një formë të ekzagjeruar, athere këta përsona vuajn nga një çrregullim i ri ankthi e ashtuquajtura nomofobi. “Fobia pa telefon celular, ne munges të funksionit te celularit” i referohet frikës nga të qenit i ndarë nga celulari dhe si rrjedhim i paarritshëm dhe i shkëputur nga kontaktet shoqërore.
Më parë nuk ishte e qartë se sa e përhapur është nomofobia në Gjermani. Ky studim i ri i diagnostifikimit psikologjik dhe psikologjisë diferenciale në Universitetin privat të shkencave të Aplikuara në Göttingen, ekzaminoi për herë të parë ashpërsinë dhe seriozitetin e çrregullimit të ankthit në Gjermani. Ky punim shkencor na detyron për të menduar rreth kësaj problematike të re të vuajtjeve psiqike dhe tregoi se rreth gjysma e pjesëmarrësve kishin një nivel të moderuar të nomofobisë dhe mbi 6 për qind madje ishin të prekur rëndë nga çrregullimi i ankthit, nomofobisë.
Nomofobinë mund ta masim dhe verejmë
Deri më tani, nuk kishte asnjë mjet diagnostikues të testuar për nomofobinë në Gjermani. Për studimin e nomofobise në mbarë Gjermaninë, është perpiluar pyetësori ndërkombëtar i Nomofobisë. Ky matë ashpërsinë e katër faktorëve që lidhen me tërheqjen e telefonit inteligjent: “pamundësia për të komunikuar”, “humbja e lidhjes, mungesa e rrjetit”, “pamundësia për të hyrë në informacion” dhe “mohimi i komoditetit”.
Në studim morën pjesë 807 vullnetarë me një moshë mesatare 25 vjeç. Koha e tyre e përdorimit të telefonit inteligjent, ishte mesatarisht katër orë e 16 minuta në ditë.
Femrat janë më të prekura nga nomofobia sesa meshkujt
“Mund të supozojmë se femrat e përdorin smartfonin më shumë për komunikim, për shkak të nevojës më të madhe për marrëdhënie shoqërore, sociale komunikative dhe kështu arrijnë rezultate më të larta të nomofobisë”.
Rezultatet e këtij studimi janë tepër alarmante. 49.4 për qind e pjesëmarrësve ishin të prekur nga nomofobia e moderuar deri intervente. Ata treguan se ndihen të parehatshëm, labil pa telefonat e tyre inteligjentë dhe gjithashtu reagojnë nervozë, të shqetësuar ose te hutuar sapo u duhet të qëndrojnë pa celularët e tyre. Kjo sjellje ka pasoja të shumta negative psikologjike: “Në studimet e mëparshme, u gjetën lidhje të rëndësishme midis nomofobisë dhe vetmisë, depresionit, çrregullimit kardiovaskular, neurologjik, shpërqendrimit, agresivitetit dhe kontrollit shumë të reduktuar të impulsit”.
Studimi ishte gjithashtu në gjendje të konfirmonte se nomofobia është e lidhur ngushtë me të ashtuquajturën “frikë nga humbja” – frika nga pranimi i informacioneve dhe humbja e tyre – dhe se njerëzit që janë të prirur ndaj neurotizmit vuajnë nga nomofobia më shpesh. Për më tepër, femrat janë më të prekura nga çrregullimi i ankthit sesa meshkujt – rezultatet e tyre të përgjithshme të nomofobisë ishin mesatarisht 9 pikë më të larta se ato të pjesëmarrësve meshkuj. Vlerat e femrave pjesëmarrëse ishin dukshëm më të larta, veçanërisht për faktorët “moskomunikimi” dhe “mohimi i rehatisë”. “Mund të supozojmë se femrat e përdorin smartfonin më shumë për komunikim për shkak të nevojës më të madhe për marrëdhënie shoqërore dhe kështu arrijnë rezultate më të larta të nomofobisë”.
Dita ditës dhe në vazhdimësi, zbulohet se kufjet e realitetit virtual mund të shkaktojnë sëmundje kibernetike, e cila manifestohet si marramendje, munges të koncentrimit, penges në të shprehur, dhe çrregullime neurologjike.
Nomofobia është fatkeqësisht në acancim e sipër në të gjitha moshat, unë mendojse së shpejti ky çrregullim psikologjik, duhet të përfshihet në katalogun e diagnozës për çrregullimet mendore.
Me një studim tjetër, duhet zbuluar, nëse përdorimi i kontrolluar i smartfonëve mund të zvogëlojë nomofobinë dhe simptomat e depresionit, ankthit dhe stresit dhe të promovojë mirëqenien, stabilitetin dhe kreativitetin njerëzor. Përdorimi i ndërgjegjshëm (i kontrolluar dhe i kufizuar) i telefonave celularë është primare, por jo heqja dorë e plotë nga ky. Udhëzoj përdoruesve permanent, agjërimin e smartfonëve dhe të monitorojnë sjelljen e tyre të përdorimit dhe të vezhgojnë gjendjen e tyre psiqike. Njerëzit me nomofobi janë të rrezikuar të sëmuren psiqikisht dhe te bien në grackën e errët nga e cila nuk mund të dalin lehtë.