Home Approccio Italo Albanese Max Manfredi, kantautori italian që e do Shqipërinë

Max Manfredi, kantautori italian që e do Shqipërinë

Nga Ilir Çopja

Shqipëria ka një lidhje simbiotike me italinë, sidomos me muzikën që vjen nga përtej Adriatikut. Në periudha kur muzika e huaj ndalohej në Shqipëri, gjendej mënyra për ta dëgjuar, duke vënë në rrezik dhe lirinë. Kjo, pasi njeriu ka nje lidhje që shkon përtej kufijve njerëzorë.

Njeriu është në kërkim të përjetshëm të së bukurës, muzika është pjesë e saj me poezinë që ofron. Pra arti është një nga shumë dritat qe ndriçojnë rrugën tonë.  
Max Manfredi lind në Genova, në rajonin e Ligurias në vitin 1956, dhe që në moshë të re fillon të merret me muzikë, poezi dhe teatër.  

Ai konsiderohet nga kantautori i madh italian Fabrizio De Andre ku në një deklaratë  afirmon: “Manfredi është më i miri mes të gjithëve”.  

Në albumin e tij Luna Persa me anën e tingujve muzikorë tregon dashurinë që ka për muzikën ballkanase. Album ky që në 2009 fiton Targën Tenco çmimin prestigjoz të një festivali kantautorial qe mbahet çdo vit në qytetin e Sanremos në Itali, pikërisht në sallonet e Aristonit.  

Me anën e këtij albumi Manfredi transmeton atë pjese të Ballkanit që shpesh herë është e fshehur pas bëmave negative ku televizionet mbushin ekranet e tyre me lajme vrasjesh dhe lufte. Pra ai shikon të bukurën, artin që pertej përkatësive etnike lidh njerëzit në çdo anë të globit.  

Pas herës së dytë që Manfredi fiton Targën Tenco, ku në vitin 1990 e fitoj për herë të parë, vendos të marrë një pushim të gjatë. Gjatë kësaj periudhe punon shumë në mënyrë që albumi i ardhëm të jetë një risi, si çdo album tjetër i tij, të cilët janë të gjithë ndryshe njëri nga tjëtri. Një zbulim i vazhdueshëm ku kantautori sfidon gjithnjë vetveten.  

Në 2022 pas një periudhe të gjatë rikthehet ne skenën e Çmimit Tenco me albumin “Il Grido della Fata”, i konsideruar një kryevepër e autorit që mban gjithashtu dhe firmën e Vibrisse Studio e drejtuar nga Marcello Stefanelli dhe Gabriele Santucci, që sëbashku me Max Manfredin kanë kuruar realizimin e këtij albumi duke filluar nga produksioni artistik, ilustrimin e albumit, deri tek arranzhimi. Por jo vetëm, në këtë vepër marrin pjesë muzikantë të famshëm të skenës italiane, si muzikanti dhe basisiti i Lucio Battisti-t Bob Callero, maestro Fabrizio Ugas, fotografi italian me famë ndërkombëtare Renzo Chiesa që ka realizuar kopertinen e albumit, e shumë të tjerë.  

Vibrisse Studio, ka realizuar gjithashtu logo të ndryshme per gazetat italoshqiptare si Albania News, Scopri Albania, Turismo Albania te themluara nga Olti Buzi. Jo vetem, por dhe nje ilustrim në formë karikature si homazhe per artisten shqiptare Nermin Shurdha, duke treguar qe kjo lidhje mes dy vendeve nuk është e njëanshme por e dyanshme.  

Gjatë një interviste për gazetën e famshme italoshqiptare Albania News, kantautori shpreh dëshirën e madhe që ka për të njohur nga afër Shqipërinë dhe për të shijuar drejtpërdrejt artin e saj.

Janë të shumtë shqiptarët që e ndjekin, mjafton vetëm një kontroll në rrjetet sociale të artistit, ku merr komplimenta të shumta dhe dëshirën për ta parë dhe në Shqipëri. Pikërisht gjatë përgjigjeve qe ai jep tregon dashurinë e madhe që ka për tokën e shqiponjave, si kulturë, popull, traditë muzikore dhe artistike.  

Gjatë intervistës për Albania News kantautori flet për mahnitjen që ka drejt popullit shqiptar, i cili edhe pse i vogël mbart vlera të mëdha, per historinë dhe monumentet e ketij vëndi. Jo vetëm por ai ndjen edhe dëshirën të provojë kuzhinën  shqiptare për të cilën ka dëgjuar te flitet.  

Kantautori ndjehet i sygjestionuar nga gjuha shqiptare që e veçon nga të tjerat dhe që ka ditur ti rezistoje kohërave, ku përfshin kultura të ndryshme. Nje gjuhe mikpritësë, si e cilëson Mandredi, si vet populli shqiptar.  

Ai tregon se në rini mundohej të sintetizoheje me Radio Tiranën.  

Informohet shumë për Shqipërinë dhe mëson që në 1920 lind dhe zhvillohet në Shqipëri muzika klasike, ku për shekuj është ruajtur vetëm me anë të këndimit. Gjen hibriden në muzikën shqiptare dhe jo vetëm atë autoktone, që e mahnit Mnafredin se si ka mbijetuar, hibridizuar dhe modernizuar, pa humbur vlerat e veta.  

Dashuria që ka për Shqipërinë e shtyn të njohë çiftelinë, instrument që përdor dhe në albumin e ti të fundit.  

E cilëson polifoninë shqiptare si një diamant që shkëlqen, një mrekulli që të gjithë duhet ta njohin.  
Janë të shumtë miqtë dhe muzikantët shqiptarë me të cilët Manfredi ka bashkëpunuar, ku i cilëson si muzikantë të mëdhenj, artista të mrekullueshëm që bota duhet ti njohë gjithnjë e më shumë. 

Share: