Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Raportimi maskilist i seksit në media!

Raportimi maskilist i seksit në media!

Nga Artan Fuga

Në çaste krizash të vogla ose të mëdha dalin në pah mendësitë e një shoqërie.

Cfarë maskilizmi që sundon, çfarë shoqërie patriarkale jemi, çfarë dominimi kanë meshkujt!!!

Thuhet se S.GJ. po bënte seks me një femër, etj. etj. Nëpër portale a gjetiu thuhet se po abuzonte me të, etj. Por, të gjithë veprimin ja japin mashkullit.

Si nuk gjeta një media të thoshte se zotërinë po e përdorte për seks një femër, ose ajo femra po bënte seks me personin në fjalë, po e konsumonte seksualisht m’u në zyrën e tij, po të donte le të thoshte se edhe po e përdhunonte atë të shkretin, po e përdorte.

Madje edhe personi në fjalë në autokritikën e vet publike e paraqet sikur ai ishte forca aktive seksuale, sepse burrat ashtu kujtojnë kur janë nën trusnitë e mendësisë maskiliste! Me atë po kënaqeshin m’u në zyrën e tij. Po e përdhunonin edhe zyrën!

Vazhdon mentaliteti i naçove të lagjes që është mashkulli që bën seks me femrën, dhe jo edhe femra me mashkullin!

Cfarë studimi mund të bëhet në këtë rast!!! Mrekulli!

Si nuk doli një gazetare grua të thoshte ore ai po bënte seks me atë po aq sa edhe ajo me atë! 🙂 Ta korrigjojë pak, ta redaktojë pak lajmin a kronikën!

Jemi bërë të botohet përsëri Shqiptarja e Re! Ndofta e trajton çështjen në mënyrë bashkëkohore si erotizëm i përbashkët!

Share: