Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshjet e NATO-s dhe dilema e ndërhyrjes: KFOR-i, FSK-ja dhe veriu i...

Marrëveshjet e NATO-s dhe dilema e ndërhyrjes: KFOR-i, FSK-ja dhe veriu i Kosovës

Nga Gurakuç Kuçi

KFOR-i ka pohuar se përgjegjësia për të ndërhyrë në mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna në veri të Kosovës është e Policisë së Kosovës. Rrjedhimisht, i takon policisë që të përmbushë detyrimet e saj për ndërhyrje sipas rendit të përcaktuar. Në Kosovë, forca e parë e autorizuar për ndërhyrje është Policia e Kosovës, e ndjekur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) si e dyta dhe përfundimisht KFOR-i si e treta.

Mirëpo, kjo renditje e përshkruar humbet rëndësinë e tij kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës për shkak të marrëveshjes së NATO-s me Kosovën. Kjo marrëveshje e kufizon FSK-në që të veprojë në veri.

Duke ia bartur përgjegjësinë për mosndërhyrje Policisë së Kosovës, bazuar në rendin e vendosur të intervenimit, KFOR-i në mënyrë efektive sugjeron që nëse ndonjëra nga forcat paraprake dështon, FSK-ja duhet të ndërhyjë dhe të marrë përgjegjësinë për ndërhyrje në veri. Çuditërisht, KFOR-i duket se i shmanget llogaridhënies për çështje të tilla si mbrojtja e kufirit dhe rrëmbimi alarmant i policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda kufijve të Kosovës.

Si një alarm i papritur që bie në orën 6 të mëngjesit pas një gjumi të shqetësuar të natës, këto deklarata të KFOR-it shërbejnë si një thirrje zgjimi, duke sinjalizuar një pohim befasues të së drejtës së FSK-së për të reaguar si forcë e dytë, edhe brenda kufijve të rajonit verior.

standwithkosovo

Share: