Home KRYESORE Rinia nuk është vetëm moshë fizike por ajo është edhe moshë ideore

Rinia nuk është vetëm moshë fizike por ajo është edhe moshë ideore

Nga Tritan Kalo

Fundjavë të mbarë miq, të afërm, mirëdashës e bashkëkombas shqipfolës brënda dhe jashtë Trojeve Arbërore….

ARDHMËRIA MBROTHËSUESE e SHQIPËRISË, FAKTORIZIMI I SHQIPTARËVE në ILLIRICUM PENINSULA, kam parasysh Shqipërinë e këndej dhe andej Drinit, Shqipërinë e MËVEHTËSUAR më 28.11.1912, e ka të domozdoshme NJËZËSHMËRINË në përballjen me “shqetsimet”, të cilat vijojnë të nëpërkëmbin SHTETBËRJEN në TROJET ARBËRORE….

Na duhen SHTETARË dhe jo PUSHT-SHTETARË menaxhues të këtyre problematikave….32 vitet e DEMON-KRACISË ishin të mjafta për të treguar paaftësinë dhe pavlefshmërinë e kësaj klase/kaste/glase politike, për t’u përballur me problematikat e SHTETBËRJES në TROJET ARBËRORE….

NUKU NA DUHEN njerëz pa shtyllë kurrizore të bazuar në SHQIPTARIZËM, të cilët për pak ngrefosje në postet drejtuese në të katër nivelet qeverisëse/pushtetore: atij Legjislativ, atij Ekzekutiv, atij Ligjor dhe atij Lokal, apo në takime rajonale, europiane e jo vetëm, ata janë të gatshëm të ofrojnë gjthshka që këto Troje mundet të ofrojnë: sovranitetin, teritoret, pasuritë natyrore e pasuritë njerzore, thjesht për hir të këtyre posteve….TË RINJTË, e ardhmja e këtyre Trojeve Arbërore, të mos parazgjedhin largimin nga “fushëbeteja e këtyre ndryshimeve reale demokratike e KOMBLARTËSUESE”, por të vihen në ballë të përpjekjeve ndryshuese….

Thejqafja emigratore u shkon për shtat “këtyre pengmarrësve” të Ardhmërisë Mbrothësuese-Faktorizuese të Trojeve Arbërore, të Shqiptarizmës në Illiricum Peninsula….

ËSHTË E PAMUNDUR ecja jonë e mëtejëshme drejt horizonteve DEMOKRATIZUESE, nëse vijojmë të mbështesim “xhaketkthyerit”, ish komunistët fanatikë antikomunistë, ish punonjësit e Sigurimit të Shtetit, të SHIK, të bashkëpunëtorëve të tyre, apo individët a pa moralshëm burgaxhinj ordinerë, të cilët çvendosën të burgosurit e vërtetë të ndërgjegjes nga forumet drejtuese të lëvizjeve demokratike…..

KA DRITË JESHILE në fund të tynelit të përpjekjeve për DEMOKRATIZIMIN e jetës së vëndit, për MBROTHËSIMIN e Trojeve Arbërore, për FAKTORIZIMIN e SHQIPTARËVE në Gadishullin ku ata të parët vendosën gurëthemelin e CIVILIZIMIT të tij dhe më gjërë të atij Europian, VETËM NËSE të rinjtë tanë “fshinë nga skena jonë politike” të gjithë këtë klasë politike kleptokratike, korruptive, nepotike, mediokre, ide e punëpakët, si dhe bën të mundur që ata/ato të zbrazin xhepat e tu kthejnë shqiptarëve GJITHSHKA, që atyre u grabitën në këto 32 vite DEMON-KRACI….YES YOU CAN!!!….

Largojuni “vargojve” të patronazhizmave e delezimeve politike qofshin këto të djathta apo të majta, dhe me siguri JU do mundeni të merni në duart tuaja jo vetëm fatet tuaja, por të të gjithë SHOQËRISË SHQIPTARE….Vetëm TË BASHKUAR do mundeni t’ja dilni….Kujtoni vetëm të rinjtë e Dhjetorit 1990 apo studentët e Mjeksisë e të rinjtë e tjerë, të cilët ju kundërvunë shkatërimit të armëve kimike siriane në Shqipëri….ATA/ATO ja dolën mbanë, përse ju jo?!…..IT IS NOW OR NEVER!!!….

Unë jam SHPRESË dhe BESIMPLOTË se thirrja ime dhe jo vetëm, do të dëgjohet dhe të rinjtë tanë do të zgjedhin për OPSION të PARË të MBROTHËSIMIT SOCIO-PROFESIONAL të tyre, qëndrimin në Shqipëri dhe JETËSIMIN CILËSOR sa më të shpejt të saj dhe jo largimin nga vëndi….”Dum spiro spero” (Latinisht “Për sa kohë frymoj shpresoj”)…..

Jo më kot Himni ynë Kombëtar, Himni i të gjithë Shqiptarëve mbyllet me vargjet: “Se Zoti vetë e tha me gojë, Se Kombe shuhen për mbi Dhe, Por Shqipëria do të rrojë, Për të për të luftojmë NE” (A.S. D.)….RINIA nuk është vetëm moshë fizike por ajo është edhe moshë ideore….Together forever!!!

Share: