Taulant Balla mirëpriti në Kuvendin e Shqipërisë të Dërguarin Special të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, Anëtarin e Delegacionit të Bisedimeve të Paqes, deputetin Rustem Umerov.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Balla shkroi se Shqipëria dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.
“Ne qëndrojmë në krah të popullit ukrainas dhe e konsiderojmë këtë agresion si një sulm kundër lirisë dhe demokracisë. Krimet e rënda kundër njerëzimit dhe aktet gjenocidale si ato në Bucha nuk do të mbeten në asnjë rast pa u hetuar dhe pa u ndërshkuar urdhëruesit dhe autorët,” – u shpreh Balla.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se NATO do të vijojë të mbështesë Ukrainën me çdo ndihmë të nevojshme për të luftuar Rusinë dhe agresionin e tyre.
Ndërkohë, solidarizimi me Ukrainën nuk vjen vetëm nga politika, por dhe nga fëmijët.
“Stand with Ukraine Festival” ishte aktiviteti, që u zhvillua të enjten në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Rreth 70 fëmijë u solidarizuan me fëmijët ukrainas, të cilët prej gati 5 muajsh po përballen me agresionin rus.
360grade.al