Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbledh këshillin kombëtar për të ringritur Partinë Demokratike për ti dhënë shqiptarëve një opozitë të denjë ballore dhe pa kompromis përballë qeverisë Rama.
Basha premton se në dy muaj strukturat e PD-së do të marrin formë, ndërsa bëri një mea kulpa për faktin pse PD nuk del me kandidat në zgjedhjet e Kukësit. Dha dhe një premtim
“Respektuam vullnetin e degës së Kukësit për të mos nxjerrë kandidtatë sepse është faji jonë që u morëm me debate dhe jo ringrijten e PD-së. Kjo është hera e fundit që PD nuk ka kandidat në procese elektorale. Brenda 31 marsit të kemi gati 140 kandidatë për deputetë” deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij në këshillin kombëtar.
Më 2 shtator Basha mblodhi Kuvendin kombëtar të PD-së, ku u miratuan ndryshimet statutore, sipas të cilit kryetari i PD-së merr dhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së.
360grade.al