Home Gjeo-Ekonomia Veliaj takim me homologen e Podgoricës, Olivera Injac: Do të kemi shumë...

Veliaj takim me homologen e Podgoricës, Olivera Injac: Do të kemi shumë projekte të përbashkëta në vitet e ardhshme

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në një takim në Bashkinë e Tiranës, homologen e Podgoricës, Olivera Injac.

Gjatë takimit, Veliaj u shpreh se është e nevojshme rritja e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

“Ju uroj shumë suksese! Mezi pres që rrugëtimi juaj në këtë mandat të ri të jetë transformues për qytetin tuaj. Podgorica dhe Tirana kanë një miqësi shumë-shumë të vjeter, ndaj besoj se detyra e gjeneratës sonë është ta kultivojmë, ta përmirësojmë dhe ta çojmë edhe më lart atë. Mezi pres që kjo vizitë zyrtare të jetë fillimi i një rrugëtimi të ri për Podgoricën dhe Tiranën. Vitin tjetër do të kemi presidencën e B40-ës dhe mezi pres që të kemi një marrëdhënie të gjatë dhe të fortë me Podgoricën”, tha Veliaj.

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Podgoricës, Olivera Injac u shpreh se “do të kemi shumë projekte të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Është vërtet një nder i madh për ne sepse është vizita e parë zyrtare në rajon. Është një nder i madh të jem këtu dhe të dëgjoj për eksperiencën tuaj. Jemi vërtet mirënjohës që jeni kaq i hapur dhe që flisni me ndershmëri për mandatin tuaj paraardhës dhe sesa pengesa keni pasur. Ndaj, është një fillim i mirë për ne, shpresoj që t’i përballojmë me sukses dhe të jemi të suksesshëm në punën tonë. Shpresoj t’ju mirëpresim së shpejti në Podgoricë dhe jam e sigurt që do të kemi shumë projekte të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha ajo.

360grade.al

Share: