Home KRYESORE Zbardhet kërkesa e deputetëve të PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për...

Zbardhet kërkesa e deputetëve të PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave TIMS

Është zbardhur kërkesa e 35 deputetëve të opozitës të cilët kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor që do të shqyrtojë rrjedhjen e të dhënave personale që kanë dalë nga baza e të dhënave shtetërore.

Përmes këtij Komisioni Hetimor kërkohet të hidhet dritë mbi skandalin e patronazhistëve, publikimin e targave të makinave, nxjerrjen e llogarive bankare dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin e bazave të të dhënave shtetërore”, shkruhet në kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Deputetët që kanë firmosur përbëjnë jo më pak se ¼ e anëtarëve të Kuvendit kërkojnë gjithashtu që Komisioni të përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët, kryetari dhe 4 anëtarë t’i përkasin Grupit  Parlamentar të Partisë Demokratike dhe 6 anëtarë  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Ky Komision duhet të ushtrojë gjithë kompetencat e tij për një afat 6 mujor nga data e miratimit të kërkesës së deputetëve.

Deputetët kërkojnë q kjo kërkesë e tyre  të shqyrtohet në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, data për mbledhja e të cilëve të vendoset në seancën e radhës.

Top Channel

Share: