Tensionet në veri të Kosovës, kryeministri Kurti takim me ambasadorët e vendeve të QUINT në zyrën e tij.
Ky takim është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.
Ndërkombëtarët kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e efektivit të policisë, ndërsa kanë bërë thirrje për qetësimin e situatës.
Kujtojmë se para pak minutave Policia e Kosovës bëri të ditur se janë vrarë 3 prej kriminelëve serbë dhe një tjetër është arrestuar, ndërkohë që raportohet se numri i përgjithshëm i sulmuesve është rreth 30 persona.
360grade.al