Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, në një komunikim live për rubrikën “Opinion” në News24, bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se është fakt që ka një listë ‘non-grata’ nga mazhoranca.
Çollaku i bëri thirrje qeverisë për të bërë publike listën, ndërsa shtroi pyetjen nëse mund të jesh non-grata dhe anëtar i kabinetit qeveritar.
“Është fakt publik që ka pasur një valë të dytë të sanksionimesh deputetësh në mazhorancë. Në PD zyrtare nuk ka një listë me ‘non grata’. Unë do të kërkoj sa herë të kem mundësi nga Rama për një përgjigje. Rama ka për detyrë të bëjë transparencë. Këtë kërkesë do e bëj edhe në seancën e radhës plenare, si dhe për situatën në veri të Kosovës. Pra do të kërkojmë interpelancë me Ramën për këto çështje. Rama ka për detyrë që të sqarojë deklaratat e tij në lidhje me Kosovës. Nëse ky është një qëndrim politik duhet ta debatojmë në Parlament”, u shpreh Çollaku.
360grade.al