Home Gjeo-Ekonomia Ndërtimi, “ftohen” shitjet/ Banka e Shqipërisë: Ngadalësohet rritja e çmimeve! Të huajt...

Ndërtimi, “ftohen” shitjet/ Banka e Shqipërisë: Ngadalësohet rritja e çmimeve! Të huajt blenë më pak

Çmimet e pasurive të paluajtshme janë ngadalësuar thotë raporti i bankës së Shqipërisë.

Indeksi i çmimit Fischer që banka e mat në terren me agjentët e pasurive të paluajtshme dhe ndërtuesit është rritur me 11.6% në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke u rikthyer kështu në nivelin mesatar të së njëjtës periudhë një vit më parë, ndërsa koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 10.6 muaj nga 9.9 muaj.

Ambienti financiar është bërë më pak stimulues me normat e rritura të interesit, ndërsa edhe niveli i kredisë është ngadalësuar, duke bërë që tregu të ftohet disi, pasi përjetoi një bum të vërtetë në pesë vitet e fundit.

Banka vlerëson në raportin e saj se edhe kërkesat  nga shtetasit e huaj ka qenë e qëndrueshme në dy vitet e fundit, sidomos në qytetet bregdetare. Por në krahasim me 2020-ën ku 1/3 shitje ishin tek të huajt, këtë periudhë vetëm 14% e shitjeve u realizuan tek ta.

Kjo ka rritur volumin e transaksioneve si dhe të shtëpive të shitura me çmimin e dëshiruar nga shitësit. Stoku i banesave të pashitura ka rënë sipas bankës në gjashtëmujorin e parë të këtij vitit, ndërsa oferta ka qenë e luhatshme, por do të vazhdojë rritjen në periudhën afatgjatë. Edhe tregu i qirave gjithashtu po pëson rritje të madhe.

Top Channel

Share: