Home Gjeo-Ekonomia Shqipëria evakuon dhe vajzën e Ministrit të Kosovës nga Izreali! Zvelça darkë...

Shqipëria evakuon dhe vajzën e Ministrit të Kosovës nga Izreali! Zvelça darkë në Tiranë me të bijën

Operacioni I parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme I thanë gazetës Tema se në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Mes të evakuarëve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Zveçla, e cila ishte studente në Izrael.

Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptar drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babi I saj, Ministri I Brendshëm I Kosovës.

Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot mbasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shteasit e tyre aty ku janë dhe do ti evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.

360grade.al

Share: