Franca raporti më shumë se 50 akte antisemitizmi dhe mbi 20 arrestime që prej ditës së shtunë kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke nisur një luftë të përgjakshme e cila ka kushtuar me qindra jetë njerëzish deri tani.
Ministri i brendshëm francez, Gérald Darmanin vizitoi shkollën Ozar Hatorah në Sarcelles, në periferi të Parisit, nga ku premtoi një grusht të fortë për të gjithë ata që përdorin konfliktin si pretekst që antisemitizmi të ngrejë krye sërish.
“Njerëzit që shkojnë që shkojnë në sinagoga janë përballur me fyerje e kërcënime. Gati 16 arrestime janë kryer brenda vetëm këtyre dy ditëve. Ka pasur pastaj dronë të lëshuar me kamera në oborret e shkollave, slogane e letra kërcënuese”, u shpreh ministër i Brendshëm i Francës Gerard Darmanin.
Duke folur për këtë temë në Asamblenë Kombëtare, edhe kryeministrja franceze Elisabeth Borne premtoi se në Francë nuk do të tolerohet asnjë akt apo koment antisemit pas sulmeve të paprecedentë ndaj Izraelit nga organizata terroriste islamike palestineze Hamas.
Ajo u zotua për mbështetjen e Francës për komunitetin hebre, duke thënë: Ne jemi me ju. Sulmi ndaj jush, është sulm ndaj të gjithë Republikës. Në Belgjikë, kontrollet e policisë janë përforcuar rreth sinagogave dhe shkollave hebraike në Anversë dhe Bruksel. Sipas Ministres së Brendshme belge, Annelies Verlinden, mund të merren masa shtesë nëse është e nevojshme.
360grade.al