Home KRYESORE “Sulmet janë politike”/ U arrestua, dëshmia e Jamarbër Malltezit: Po e ktheni...

“Sulmet janë politike”/ U arrestua, dëshmia e Jamarbër Malltezit: Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e tij gjatë momentit të paraburgimit “një sulm politik”. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me deklaratën e Malltezit pas momentit të arrestimit, ku ajo ka shtuar se dhëndri i Berishës ka thënë midis të tjerash se “arrestimi i tij është i paralajmëruar”.

“Sulmet janë politike, arrestimi im ishte paralajmëruar. Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike.”-mësohet të ketë thënë Malltezi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie ‘deyrim’ dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.

360grade.al

Share: