Nga Ilir Muharremi
Një mozaik krijues, reflektim i së shkuarës e deri te e sotmja, kapërcimi i rrymave të artit, ca të mbushura me bojë e ca të krijuara me koncepte të fuqishme, mund ta shohës kohën e jetuar në raport me motivin në pikturë, por koha dikund vëren tejkalimin e motivit me kohën e jetuar.
Këto piktura nuk dremitin, ta kënaqin shpirtin, ngopin shijen e syrit përmes estetikës sidomos ngjyrës. Ky mozaik ngjyror i veprave që kanë vulosur historinë ideuar nga organizatori kryesor profesori dhe kritiku i artit Hivzi Muharremi para artëdashësve solli emra më të fuqishëm të artit pamor në Kosovë duke filluar nga Muslim Mulliqi, Tahir Emra, Kadrush Rama, Engjëll Berisha, Nusret Salihamixhiqi, Bashkim Paloja Fatmir Krypa, Zef Toçi, Esat Valla, Halil Muhaxheri…
Ekspozita me titull “Tre brezat e artistëve figurativ” u hap sot në hapësirën e Muzeut Kombëtar të Kosovës. “Ideja ime ka qenë që kjo ekspozitë të filloj me emrat më të spikatuar të arteve pamore në krye me akademikun Muslim Mulliqi, për të cilin gjatë vitit 1997 unë ja kam shkruar monografinë”sipas Muharremit pjesëmarrësit janë përzgjedh sipas koncepti të tij “Unë afro dyzet vjet jam marr me fushën e artit në Kosovë aty ku frymojnë shqiptarët”. Tha ai.
Ishin kryesor piktura dhe grafika. Peizazhe, potrete veçoheshin në punime. Artistët e tjerë pjësmarrës janë: Veli Blakçori, Shyqri Gjurkaj, Nagip Berisha, Xhevdet Dula, Isa Alimusaj, Haxhi Kastrati, Tafil Peci, Gani Sadiku, Zake Prelvukaj, Kadri Kadriu, Majlinda Kelmendi, Daut Hamolar, Arbnor Morina, Musa Prelvukaj, Agnesa Muharremi, Fatmir Dërmaku, Sali Shkupolli, Agron Mulliqi, , Visar Mulliqi.
Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.