Home Gjeo-Ekonomia Angli/ Vdekja e dy shqiptarëve, protestohet përpara Home Office

Angli/ Vdekja e dy shqiptarëve, protestohet përpara Home Office

Komuniteti shqiptar në Angli dhe shoqatat në mbrojtje të emigrantëve protestuan përpara Ministrisë së Brendshme Home Office për vetëvrasjen e dy shqiptarëve.

Leonard Farruku i dha fund jetës javën e shkuar tek sa mbahej në anijen hotel “Bibi Stochholm”.

Ndërsa Alfred Dosku në qendrën e mbajtjes të azilantëve “Colnbrook House”.

Protestuesit kërkuan hetime të plota për të mësuar përse ata në këto dy institucione emigracioni të qeverisë i dhanë fund jetës.

James Cleverly sekretar për çështjet e brendshme disa ditë më parë duke folur për rastin e Leonard Farrukut deklaroi “se ajo vdekje e papritur dhe e trishtë do të hetohet plotësisht”.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Rachael Griffin shefja e mjekësisë ligjore në Dorset konfirmoi se seanca a parë “inquest” për vdekjen e të riut Leonard Farruku nga Manza e Durrësit do të mbahet më 21 dhjetor.

Top Channel

Share: