Eksperti për tregun e punës dhe njëkohësisht administrator i EPPC, Erald Pashaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për rritjen e çmimeve dhe inflacionin.
Ai u shpreh se në Shqipëri ka oligopole, ndërsa shtoi se faktori kryesore që ndikon në uljen e çmimeve është konkurrenca, por sipas tij në tregun shqiptar nuk ka një gjë të tillë.
Ndërsa eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, u shpreh se ende ka sektorë primitivë dhe se importimi i produkteve dhe mallrave bën që çmimi të jetë më i lartë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Majlind Lazimi: A kemi sërish të ardhura të njëjta? Po! A kanë bizneset shqiptare probleme pasi nuk gjejnë punonjës? Po! Kemi sërish sektorë primitivë në bujqësi. Ne nuk kemi as fabrika të mirëfillta. Edhe qumështin e marrim nga jashtë.
Erald Pashaj: Mendoj se janë detaje të tjera. Unë mendoj ndryshe. Si ka mundësi që ne në Shqipëri kemi çmime më të larta dhe me paga më të ulëta se vendet e tjera? Ne duhet të kishim sot inflacioni më të ulët se vendete be-së pasi kemi dhe rënien e vlerës së monedhës euro. Çmimet janë të larta, pse? Sepse nuk ka konkurrencë. Këtu ka oligopol. E kanë të kapur tregun. Ata sektorë që kanë konkurrencë çmimet ulen. Këtu ka 3-4 lojtarë që janë bërë kartelë. Faktori kryesor që çmimi të ulet është konkurrenca. Çdo çmim që bie në Evropë këtu nuk bie. Pse kështu? Si kanë mundësi që kanë të njëjtin çmim të gjithë?
360grade.al