Një shpërthim ka ndodhur në një aeroplan pasagjerësh, i cili për pasojë humbi një pjesë të saj dhe bëri që të kryente ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit.
Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye pas disa minutash në fluturimin e tij për në Kaliforni pasi një pjesë e jashtme, duke përfshirë një dritare, u shkëput nga avioni dhe ra poshtë.
Në bord kishte 177 pasagjerë dhe ekuipazh, të cilët fatmirësisht u ulën sigurt në Portland.
Linja ajrore tha se do të ndalonte përkohësisht të gjithë 65 avionët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.
Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe se “po punonte për të mbledhur më shumë informacion”/Opinion.al