Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Kuvendi Zgjedhor në degën e PD tha se koha nuk pret më dhe se tashmë është momenti që t’u japim shqiptarëve rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjeçar, sic e quajti ai.
Sipas Bashës, programi i PD është rruga e duhur, pasi merr parasysh gjendjen aktuale të vendit.
“Koha nuk pret, nuk ka më kohë të vajtojmë se ku e ka çuar Shqipërinë Edi Rama dhe qeverisja e tij, nuk ka më kohë të denoncojmë aferat e tyre monstruoze, por është koha tu japim shqiptarëve edhe rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjecar.
Programi i PD merr parasysh gjendjen aktuale të vendit, burimet reale të vendit dhe mundësitë për ti kthyer këto burime në funksion të shqiptarëve”, tha Basha.
Gjëja e parë dhe kryesore që duhet të bëjmë- tha Basha – është t’iu themi shqiptarëve se si do ta nxjerri, Shqipërinë nga kontrolli absolut e përqendrimit politikë.
“Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen.
Prandaj jemi sot këtu, sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka. Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e europianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorte luksoze të pushtetarëve.
Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshmë në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani I shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukatorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’I shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po I përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD”, tha ndër të tjera Basha.
360grade.al