Home KRYESORE Kjo hale mediatike e bërë e tillë qëllimisht me harac Shqipërinë!

Kjo hale mediatike e bërë e tillë qëllimisht me harac Shqipërinë!

Nga Alba Kepi

Shqipëria kjo hale mediatike ku një gazetar/e dinjitoz nis ditën duke u lutur që këpucët që po lidh t’i shtyjnë dimrin se kompania pêr të cilën punon është më holl se ai e nuk ka “vakt” ta paguaj rregullisht. Ecja e c’rregullt ia ka fërkuar thembrat sa goma i është puqur me lëkurën, por këto këpucë do ia dalin ta mbajnë të ndjek lajmin duke e parë me sy e jo duke e vjedhur o ia urdhëruar dikush.

Shqipëria kjo hale mediatike ku seksi oral quhet gazetari investigative e punëdhënësit e kësaj gazetarie nuk i prek as hetimi e as ligji, mjaft të kenë fotografinë e sulltanit në zyrën redaksionale.

Shqipëria kjo hale mediatike ku gazetari/ja i paaftë që nuk flet e as shkruan shqipen letrare, paguhet aq mirë, me pyetjet e gatshme dhënë nga zyra e shtypit e institucionit për të cilin po ndjek lajmin apo nga grupi afarist që e ka punësuar.

Shqipëria kjo hale mediatike ku të gjithë bëhen gazetarë, e dalldia social për të lexuar emrin në një portal u jep tagër të vjedhin fjalë, opinione, histori jete, e botues që mjaft të mbushin faqe shkelin cdo rregull të deotologjisë së profesionit.

Shqipëria kjo hale mediatike ku ish sigurimsi e ish oficeri i regjimit drejton emision politik o shkruan “editoriale” në median më historike opozitare, e njerëz pa profesion vetëquhen analist, publicist, shkrimtar….

Shqipëria kjo hale mediatike ku detyrimet ndaj profesionit ngatërrohen me politikën nga ata që politikën e përdorin për xhepin, e interesi i thellësisë së tij me organin jashtëqitës në gojë, ndyt mashtrime e shantazhe ndaj cdo gazetari/e dinjitoz.

Shqipëria kjo hale mediatike ku media është facebooku, lexuesit patronazhistë social e gazetari/ja me këpucë pa thembër, vec një punëtor/e që përpiqet të mbijetojë në këtë dalldisje urrejtje ndaj së vërtetës.

Ah gazetari/ja me X5 o kështjellë banimi, jo nuk është i tillë . E mban si koperturë për to be popular!

Kjo hale mediatike e bërë e tillë qëllimisht me harac Shqipërinë!

Javë të mbarë!

Share: