Home Gjeo-Ekonomia Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Kisha Katolike:Humbje për burimet publike

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Kisha Katolike:Humbje për burimet publike

Kisha Katolike në Itali ka reaguar disa orë pas miratimit nga Senati italian të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët.

Kryepeshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes”, i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes.

673 milionë euro do të hidhen në det për shkak të pamundësisë për të ndërtuar një sistem pritjeje refugjatësh në vendin tonë. 673 milionë euro mund të rigjenerojnë jo vetëm jetën e shumë njerëzve, por edhe jetën e komuniteteve tona. Një humbje e burimeve publike. Një akt i ri i paaftësisë qeveritare për kontrollin e migrimit. Një disfatë e re e demokracisë.”- tha kryepeshkopi.

Kisha Katolike në Itali ka reaguar disa orë pas miratimit nga Senati italian të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët.

Kryepeshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes”, i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes.

“673 milionë euro do të hidhen në det për shkak të pamundësisë për të ndërtuar një sistem pritjeje refugjatësh në vendin tonë. 673 milionë euro mund të rigjenerojnë jo vetëm jetën e shumë njerëzve, por edhe jetën e komuniteteve tona. Një humbje e burimeve publike. Një akt i ri i paaftësisë qeveritare për kontrollin e migrimit. Një disfatë e re e demokracisë.”, tha kryepeshkopi.Kujtojmë se senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër. Në të dy strukturat në Lezhë, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të mbahen emigrantët e shpëtuar në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë, sipas asaj që u raportua nga ekzekutivi italian në parlament. Miratimi u kundërshtua ashpër dje nga opozita italiane, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, i cili cënon të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

360grade.al

Share: