Home Gjeo-Ekonomia “Na sollën katër herë ushtrinë në kufi”, Albin Kurti: Regjimi autokratik në...

“Na sollën katër herë ushtrinë në kufi”, Albin Kurti: Regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga sulmet ruse në Ukrainë

Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit në konferencën “Diplomacia Parlamentare për sigurinë rajonale dhe integrimin euro-atlantik”, ndërsa ka folur për diplomacinë në terma të përgjithshëm, ka përmendur autokracinë serbe ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës.

“Në rajonin tonë shohim se si regjimi autokratik në Serbi është nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, ata kanë sjellë katër herë ushtrinë te kufiri ynë, kanë sponsorizuar terrorizmin, kanë shpërndarë gënjeshtra dhe narrativa të rrejshme për të përligjur veprat e tyre ndaj Kosovës dhe rajonit”, ka thënë Kurti.

Ai tha se Kosova ka forcuar demokracinë dhe i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë e Ukrainës.


“Rrugëtimi ndaj integrimit euroatlantik kërkon mbështetje dhe solidaritetin e bashkësisë ndërkombëtare. Përparimi demokratik i Kosovës duhet të mbështetet nga te gjitha fuqitë demokratike përtej Atlantikut”, ka thënë Kurti.

Share: