Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian përpara Ukrainës.
Në samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE, Vuçiç u shpreh se “mund të thoni ç’të doni, unë po pasqyroj ato informacione që kam unë”, ndërsa theksoi se do t’i duhet të presin edhe 6 vite për t’i integruan në Bashkimin Europian.
“Duhet të përshtatim pjesë të sistemeve tona me ato të BE. Do të ishte e lehtë për mua të përgjigjesha në mënyrë politike disa njerëzve që janë këtu por që nuk mund të thonë asgjë për ekonominë, por dua të mbajnë leksione politike, jo vetëm për mua. Kjo do të ishte e pakuptimtë, ndaj do të jap maksimunim tim për ta shmangur një gjë të tillë.
Si përfundim, fjalimi im ishte më i shkurtër se i juaji. Shpresoj që ky takim të arrijë konkluzionet më të mira.
Unë e di që asnjë nga ne nuk do të jetë anëtar i BE përpara Ukrainës, mund të thoni ç’të doni, unë po pasqyroj ato informacione që kam unë. Do na duhet të presim të paktën 6 vite më shumë.
Në disa vende BE është popullore dhe në disa vende të tjera, ashtu si ne. Ashtu sikurse edhe ne nuk jemi shumë popullor në disa vende të BE.
Afrimi me BE mbetet prioritet, nuk mund ta mohojmë këtë dhe të nënvlerësojmë këto nisma”, tha ai./360grade.al