Mblidhen 50 mijë veta në stadiumin Gjerman, hanë e pinë e tundin flamur të duken si patriotë të zjarrtë, dhe nuk mblidhen dot në shesh 5 mijë veta për nja dy ditë jo më shumë e të veprojnë si patriot për të shpëtuar atdheun.
Dhe ne mendojmë se çuditëm botën, se i thamë dynjasë shih sa shqiponja jemi, u ngjirëm si hajvanë “ o sa mirë me qenë shqiptar” ( refren që më shkakton të përziera sa herë e dëgjoj nëpër turrma), kur dynjaja me pasaportën tonë fshinë atë që s’thuhet se e dinë ç’shtet i mbaruar jemi.
Dmth për turpin tonë u treguam se ky vend ka gjallesa plot, po u mungojnë allatet, për tu bërë njerëz.
Dhe pas kësaj, kanë sy e surrat të shajnë atë futbollistin e shkretë siç dimë vetëm ne të bëjmë hero e tradhëtar brenda sekondit.
E kjo më kujtoi atë ndeshjen me kompetentin e Vlorës dikur: Kur nuk shënoi dot kompetenti, i gjithë stadiumi bulurinte duke e sharë nga motra, sa bëri gol, të tërë brohorisnin duke i kërkuar falje. Edhe nesër po shënoi gol ai djali do i dëgjojmë në korr “ Kompetenti të na fali”.
Thagmat tona si sheh e dëgjon gjëkundi. Vendi nuk ka nevojë për dukje boshe, dhe patriot nuk bëhesh as duke fituar kupën e botës, por duke dhënë kontributin tënd për ta shpëtuar nga korrupsioni, për ta zhvilluar dhe për ta bërë dinjitoze atë copë pasaporte, që na i kanë bërë leckë. Kaq, se na lodhët me fjalë e show koti.
Më kotësi popull që jemi nuk gjen, andaj mjaft me fyerje të një djali që gaboi (ashtu siç lojtarët më të mirë të botës kanë humbur penalltitë), por nëse jeni kaq burra dilni në shesh e shani e hiqni zvarrë atë të gjatin, që mban peng edhe Federatën. Ndaj mos na e bëni barkun bahçe me patriotizmin tuaj të cënuar se na bënë gol, se juve u kanë bërë golin në mes të shtëpisë e rrini si… lepuj.
P.s. Ne nuk e njohim konceptin ‘në të mirë e në të keqe’… andaj jemi shitur e blerë brez pas brezi, duke e shitur dhe për patriotizëm pale 🤦🏻♀️.
Palo popull!