Home KRYESORE Bota “lakuriq” siç pak e thonë…

Bota “lakuriq” siç pak e thonë…

Sa ka ndryshuar bota: Nga Zamira Çavo

-Burrat e shtetit jane zëvëndësuar me burra kuzhine!
-Popujt votojnë atë që i drogon e jo atë që I shpëton!
-Njerëzit vdesin për gënjeshtrat e mashtrimet dhe të vrasin po tu thuash të vërtetën!
–Shkolla nga vend dijesh “të kota” që dikur krijoi kryeveprat e botës, sot është kthyer në vendin e kotësive.
-Inteligjenca njerëzore po bën të pamundurën që të zëvëndësojë vetveten me inteligjencën artificiale.
–Njeriu që dikur frymëzohej, jetonte e lumturohej me gjithcka e rrethonte, (natyrë e shoqëri), sot lumturohet e jeton brenda një sfere klikimesh dhe matet me numrin e tyre.
Interesat e dikurshme që Maslow- i caktonte në piramidën e tij të famshme, sot duket se kanë mbetur në tryezat e ushqimit. Njerzit “vdesin” të tregojnë pjatat e tyre dhe jo mendjen e tyre!
-Dikur vraponim të ndihmonim dikë që rrëzohej, sot vrapojmë ta fotografojmë që ta publkojmë!
-Sa për ne, ne gjithmonë kemi dhënë mend për gjëra që nuk I dimë e që nuk na përkasin…
Kaq për sot!

Share: