Home KRYESORE Tinguj dashurie! Nga Irena Dragoti

Tinguj dashurie! Nga Irena Dragoti

Çfarë tingulli ka dashuria, të pyeta
ajo flatër aromash
që pëshpërin zhurmën e dheut
kur një zemër muros një tjetër
në një botë të pakrehur fjalësh
ku ajo lind prematurë,
para se të lindësh veten?
Çfarë tingulli ka dashuria, të pyeta
ajo puhiza rebele nën diell
Atë të një këmbane?
që përcjell jehonën nga kapilarët
për në portat e zemrës?
ku një puthje ajri, kërkon njeriun
kreshpëruar nga epshi?
Teoritë dashurore mbetën si pentagrami
platonitë dolën mendsh
nga nje grusht notash shpirti
që bëjnë party
ku vetëm sytë, buisin dehjen e arsyes
Nuk besoja në dashuri ,
gjersa në tempullin e saj bëra kurban, drojën e lirisë
Ajo ka tingullin e drithërimave të buzës
kur pushtohet në çdo grimë

  1. 07 . 2023 Irena Dragoti
Share: