Home KRYESORE “Fëlliqësirë”/ Shpërthen Meta! Kërcënon dhe ofendon kreun e SPAK: Këlyshët e ‘Dumdumanit’!...

“Fëlliqësirë”/ Shpërthen Meta! Kërcënon dhe ofendon kreun e SPAK: Këlyshët e ‘Dumdumanit’! Tani beteja është e pamëshirshme

I ashpër ka Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Së Lirisë.

Presidenti i PL, tha se kanë tentuar që t’i bllokojnë llogarinë bankare të partisë, pasi sipas tij drejtoresha e bankës i ka kërkuar që të shkojë vetë fizikisht, për të firmos për kalimin e pagave për punonjësit e PL. Meta thotë se drejtoresha e bankës, “nuk e njihte si President të PL”.

Më tej ai shton se kjo është një tentativë që sipas tij është bërë në emër të dikujt tjetër, duke drejtuar gishtin nga Edi Rama dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Kë njeh për President kjo drejtoresha? Njeh këlyshët e Dumduanit, të Ramoviçit? Kë njeh?… Ua thash për të kuptuar se ku ka arritur mafia ndërkombëtare dhe lokale për të bllokuar PL. As kanë shanse, ka 100 skema para tyre. Ata na e kanë hedhur se kishin blerë njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme”, tha ai.

“Kush do të provojë fuqinë e misionarëve, kur të dojë! Tani, jo nesër. Kështu që Ramoviç, ti fëlliqësirë e kombit, ta dish mirë që ato laraskat e ish-LSI nuk të shpëtojnë ty. Shumë shpejt do të përgjigjesh ti dhe gjithë enturazhi yt”, e mbylli fjalën Meta.

Top Channel

Share: