Home Gjeo-Ekonomia BE paralajmëron përshkallëzime, Stano: Në emër të kujt flet Vulin? Nuk mund...

BE paralajmëron përshkallëzime, Stano: Në emër të kujt flet Vulin? Nuk mund t’i forcojnë raportet me Rusinë

BE-ja i kujtoi Kosovës vetëpërmbajtjen, duke i kërkuar përmes zëdhënësit Peter Stano frenim nga veprimet e pakoordinuara, që mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve.

“Bashkimi Europian është në kontakt të vazhdueshëm me homologët në Kosovë në nivele të ndryshme e në formate të ndryshme, dhe ne po i përcjellim shumë qartë mesazhet dhe pritshmëritë tona. Nuk do ta përsëris atë që thamë në reagimin tonë të javës së kaluar, kur u zhvillua aksioni në veri kundër disa institucioneve të drejtuara nga serbët lokalë atje. Por në fund të fundit, ne kemi një ngërç këtu, kemi një situatë, e cila tashmë është goxha e paqëndrueshme, dhe shqetësimi ynë kryesor është, dhe ky është dhe mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës që të shmangin çdo veprim dhe hap të njëanshëm e të pakoordinuar që dhe mund të kontribuojë në një përshkallëzim edhe më të madh të situatës”, tha Sano.

Stano sakaq pati një mesazh për Serbinë. Vizita e zëvendëskryeministrit serbë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin Vladimir Putin, “është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE”, tha zëdhënësi.

“Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, Vuçic, ka përsëritur qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo t`i forcojnë raportet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne presim nga Serbia që të frebohet nga forcimi i raporteve me Moskën. Dhe, presim nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë të ndjekin objektivin e integrimit në Bashkimin Europian”, shtoi Stano.

Top Channel

Share: